Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritE mërkura poetike me poeten Ildije Xhemali

E mërkura poetike me poeten Ildije Xhemali

NUK NDODHI HATAJA

Lajme në mëngjes, lajme dhe në drekë

Lajme çdo sekondë, harxhon pak lekë

Zgjidh kë të duash nga të gjitha lajmet

Ndryshuar, zbukuruar me të gjitha pamjet

-Ngriu një nënë brenda shtëpisë akull.

-Një endacak të mjerë i ftohti e la shakull.

Me gjak reptili lajmi shpërdar’ e dëgjuar.

“Ka ndodhur, do ndodhë, duhet mësuar.”

Ndodh të ngri njeriu trotuareve të Evropës.

Jo dosikudo, një VIP t’i bëj nder gropës.

Ku dritat llamburisnin se ndalën verbimin

S’ e mbuluan indiferencën dhe injorimin.

Vdiq vetëm, pa dëgjuar: “Pran’ teje jam “

Kish punuar me mund, jetuar me fam

Mund t’ ket’ lën’ llogari bankare, pasuri

Shoqëria “kafshore” s’i fali pak njerëzi.

Ku jemi dhe ku do t’ shkojm’ më tutje?!

Zhvillohet robotika. Kam të voglën lutje.

Mos ua shtoni robotëve ndjesit’ njerëzore.

Zemra e ndjeshme t’u mbetet frymorëve. (njerëzve)

…………………………………………………………………………………………..

“FRUTA TË PASHIJUARA”

VËSHTRIM MBI BOTËN E MADHE

Nga dritarja e vogël

E “kullës” time

Që ngjan si thërrime

Përpiqem të shoh

E të kuptoj

Ç’ ngjet në botën e madhe

Ta kristalizoj në vargje.

Ulem në buzëqeshjen

Plot çiltërsi

Të një fëmije.

Veç me bukuri

Jeta më mbulon

Dhe Dielli

Fort më ndriçon.

Përkëdhel dy duart

Të rinjve shtrënguar

Fort dashuruar

Horizontet hapen.

Mbas kësaj shprese

Me dëshirë kapem

Fshi djersën qelibar

Nga balli i bukur

Që të jetës Far( ndriçues)

Ka veç punën

Dhe frutat e saj

Por s’ ka veç gëzim.

Më ndrydh e shtrydh

Zeheri pikëllim.

I padrejtësive

Për zaptim toke

E shtim i pasurie

Nga djajt e k’saj bote.

…………………………………………………………………………………………………

ZONJAVE PËRKTHYESE

Ca vargje shpirti,

Ca vargje të dlirë

Për Ju i nis me dëshirë.

As më njhni

As ju njoh

“Nga mbiu kjo ?”

Me habi, do pyesni

Pentare kemi plot,

Poete edhe më plot

Por gurxhevahir

Të kthimit të fjalës

Të fjalës së mirë

Si ujtë e paktë

Në shkretëtirë.

Jeni gra, ndaj ju veçoj.

Suksese, Ju Uroj!***

ÇOKOLLATAT DHE ALBA

Kam një motër të vogël

lozonjaren Alba

Më ndjek me dashuri,

lozim hapa-dollapa

S’ kan’ të sosur lojrat

Lojrat dhe ngat’ rresat

Muri provon bojrat

Kukulla zgjedh nd’rresat.

Merr çorapet e babit

Vesh pulovrat e mia

Sfilat këpucët e mamit

Sa rëmujë shtëpia!

Motrën time kush e ka

Shtëpia hare e gëzim

Çokollatat fort i ha

Për to, i madhi tundim

S’ e nga iku e u fsheh

N’ garderob futur thellë

Mos gjumi e ka zënë ?

Pres të dal, nuk po del

U shqet’ sova, ç’ të shoh?!

Çokollatën hante motra

Zgjati dorën: “Kafsho,

Por mamit mos i trego.”

Si t’i them unë mamit?

“Alba jon’ po pin çaj

Je i mirë ti, Lali im

.Nuk do që unë të qaj.”

……………………………………………………………………………………….

NË SITË

Kryplaku thirri me urti

burrat në konak të tij

“Ju kam thirrur ta pleqërojmë

Pleqësinë kush ta gëzojë

Zgjedhjen do ta bëj i pari

Vulën ta gëzoj’ më i mbari”

Në sofër bashkë darkuan

Edhe mëndjen e kthjelluan

Foli i Urti me butësi:

“Sot në peshore si Unë e Ti

Më parë shfaqni ëndrrat

Dhe më pas të bënat”

– Gjithëçka t’ na bjer nga lart

Që t’ na lën’ rehat grat’.

Foli, s’priti radh’ dembeli

Edhe sonte më çan beli.

“Mirë që s’ke shok’ të dytë

Mendoi plaku , uli sytë.”

-Fqinj’ve taksë për ujë e kullot’

Pa lodhje arka mbushet plot.

“Ku ësht’ dëgjuar, e ku ësht’ parë

I babëzitur, u shoft’ ajo farê.”

Mallkoi plaku. Dëgjoi me durim

Fjalët her’ t’ ëmb’la, her’ helmim.

Ngriti sytë e foli plaku

Shikoi llambën, t’ kuptoi pragu.

“Dhe atë dritë e pret një fund.

Uji rrjedh dhe n t’ qetin lum’

-Pse t’ mos na udhëheq yt bir?!

“Prijësi n’ krah mban grua t’ mir’.

Im bir është akoma beqar

Shihen mënd, ç’ grua të marr.”

Një vend bosh mbeti në sofër

Shëtiti mendjen kokërr më kokërr

Por të lodhet se la plakun

Në derë Ai q’ meriton bajrakun.

“Rehatova pleq, rehatova fëmi

Për vonesën më falni miq’ si

Ditën e pata me punë ngarkuar

Dhe n’ një pajtim isha i ftuar

Jam gati të marr mbi supe

Barrën time, t’ mos kem huqe.”

“Kemi nevojë për njerin’ e djersës

Gjoksin vënë stuhisë e erës

Njeriun e nderit e të tabanit

Të pri në krye, bash mejdanit.

Eja e ulu në vendin tim

Qofsh dhe i drejtë si je trim.”

…………………………………………………………………………

NATA E BARDHË

Një zog më bëri ftesë

Gëzimin e haresë

Përjetova n’ atë fluturim

“Mbi një pyll si fillim”

Mendova: -Drurë të zhveshur

Kaçube, rrugë e pashkelur.

Me mantel të bardhë

Mbuluar pemët me radhë

-Me gjethe a gjetherënë?!

Pylli ma mbajti të fshehtë

-Eksploro, gjeje vetë.

Më tutje, zbret një ujvar’

Bën dhe shkëmbin të flasë

Të flas e të këndoj

Me stërkala t’ na mbuloi

Rrug’ e bardhë dredha-dredha

Hyr e dil nëpër bredha

Më çoi në çdo shtëpi

Larg përzën çdo dhimbje

Gëzimit derën hapur kanat

E MIRA qoftë në tonin prag!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT