Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritE mërkura poetike me vargjet e poetes Saranda Ademi

E mërkura poetike me vargjet e poetes Saranda Ademi

Sytë e mi…

Të përfolur i kam sytë

E askurrë s’e mora vesh

Është mallkimë kjo përfolje

Apo thjesht’ është privilegj!..

Të përfolur i kam sytë…

Shëtitje brenda vetes…

Njeriu mund te hedh shikimin

Pertej njemije horizontesh

Por ç’ndodh, a thua me njeriun

Kur s’mund ta shohë majën e hundës…

Njeriu, jo, s’ eshte asgje tjeter

Perveçse kafshe me dy kembe

Dhe kur harron kete te vertete

Behet dhe djall me dy – pale dhembe…

Jete e marre

Ne nje dite me djell si kjo

Ne do te shetisnim e qeshenim bashkë

Tani si mund ti beje balle mungeses tende kur e di qe me pran nuk te kam

Cdo mbremje mbyllem dhe qaj cdo nate vdes nga pak per ty, se ti ishe dhe do mbetesh syshkruari im…

Engjëll nuk jam

Nuk jam as dreq

Kush e ka thënë

Ka folur drejtë…

Magjia ime

Ësht’ kaq e thjeshtë:

Ç’do e vërtetë

Gjendet në mes…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT