Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeE premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore

E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me temperatura nga -5 gradë Celsius deri në 7 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, priten po ashtu reshje shiu e bore, transmeton Klankosova.tv.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT