PRANVERË SHQIPTARE ’81
Djelmni heroike e pranverës shqiptare.
S’trembe qerpikun e imja trimëreshë.
Me ballin lart kundër hordhisë barbare.
Në luftë me krajli me pushkë e me besë.
Djem e vasha të gjithë ju shqiponja lirie.
Ju u hodhët n’grykë tanku pa pasur frikë.
Kjo tokë është e jona s’është tokë Serbie!
Rroftë për jetë e mot Kosova Republikë!
Si bishat e egra u turrën gjakatarët.
Me udbashë policë e tanke me ushtri.
Na dogjën dhe tokën që na lanë t’parët.
Duke vrarë e burgosur shumë pleq e t’ri.
Por nuk vritet kurrë ai shpirti i lirisë.
Dot s’lidhet n’pranga e as poshtë nuk bie.
Ju jeni hero lajmëtarë të Pavarësisë!
Themelet ju i shembët asaj Perandorie.
Nxënës e studentë ju marshuat përpara.
Me flamuj kuq e zi në sheshe e qytete.
Krenari e Kombit juve u priftë e mbara!
Rroftë Shqipëria jonë sa male e dete!
Krahët e shqipes
Është e bukur Arbëria
Që nga jugu në veri
Edhe më e bukur Dardania
Kur ta bëjmë Shqipëri.
Si lulëkuqe është Presheva
Bashkë me Ulqin e Malësi
Krah i shqipes është Tetova
Kur t’i bëjmë Shqipëri.
Plagë në zemër ka shqiponja
Bijën e dashur atë Çamëri,
gjersa t’bashkojmë trojet tona
Nën Flamurin kuq e zi.
Penë as këngë kurrë s’do t’ndalen
Por as puna me djersë në ballë
Ëndrrat realitet do të bëhen…
Për bashkimin tonë kombëtar!
Gjuhën e ëmbël t’kthjelltë si gurra
Që të kënaqë shpirtin fjalë e sajë
Duan ta ndajnë ca të gjorë burra.
S’është për t’qeshur – është për vajë!
S’ndahet Kombi as gjuha s’ndahet
Që u bën ballë shekujve me stuhi
Shipëria etnike duhet të bëhet
Një Komb, një gjuhë – një Arbëri!
Lule manaferre
Me aromëdeti në atë ditë vere
Bashkë me vapën që përcëllonte
Një vashë si lule manaferre
Njatë djalëbukurin dashuronte.
Dielli prush e piqte rërën
Siç ndjenëbukura që u vlonte n’gji
Shikimi i tij e mbërtheu të tërën
Dhe u nis vrap por si pehri.
Pas asaj çuni me kujdes
Atë buzëmbrëmje hidhte hapin
N’shpirt një zjarrë seç ju ndez
Duke ecur tek dridhte shtatin.
Në mes turmës gjarpëronin
Askush re nuk i pati vënë
Ju dukej sikur po fluturonin
Nga mall i rëndë që i kishte zënë.
Më në fund ata u takuan
Ku vala puq bregun me ëmbëlsi
Me afsh të zjarrtë u përqafuan
Mu tek moli mbi gurët e zi.
Se dashuria është verbëroshe;
As nuk sheh dhe as s’dëgjon
Kur sheh vashën bukuroshe
Nga hojet shpirti mjaltë pjalmon.
