Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritE premtja poetike me vargjet e poetes Bukurie Bucpapaj

E premtja poetike me vargjet e poetes Bukurie Bucpapaj

DJALIT TË TROPOJËS….

1-

I bukur m’asht njaj djal malciet,

Dilli e hana m’kanê ran mbi ta.

Shndrin si yll prej bukuriet,

Zot ami dhe nj’i pal sy veç me pa.

2-

Shpatit malit ka po bjen,

E nër krue sokoli asht nal,

Zogi i malit n’prehën i flen,

zemra venit po do mem dal.

3-

Trupin e g’jatë si lisat e malit,

Sytë e zi si rrush m’i kish.

Shikim t’ mprehtê si të luanit,

Ka po k’qyri, tutna po e ha sysh.

4-

Cila nanë t’ ka dhanë, djalo, gji,

E në djep t’ka rrit kaq azgan,

Edhe zanat e malit s’asht çudi,

Me shitue ty more i bukri jaran.

5-

Rrit n’rudina, n’bjeshk e n’vrri,

ujë të ftohtë ke pi në ato kroje.

Qerpikt me rrema, përmbi sy,

Buzë të ambla si mjalti n’hoje.

6-

Në xhamadan e n’tirqi t’zi,

S’ka ma të bukur, se ti, djalê, Tropoje.

Zoti tē paska qenis me hijeshi,

Shpatull – gjanë, si krah shqiponje.

7-

Tana këto fjalë çika ia tha atij,

Djali met veç t’u e nigjue.

Ty t’u baft, çiko, dita njëmijë,

Hajde, pra, e përqafom ti mue.

8-

Zgate doren moj sojnike,

Mos tut, mos ik prej meje,

Jaranesh bamu, moj fisnike,

Kurrë nuk ndahna une prej teje.

9-

Dy bilbyla nisen me k’nue,

kangën tonē tē jaranisë.

Mal e gryka kanë ushtue,

Ia pafshim hajrin pra dashnisë.

Moj lulebora , zan, hyjnie çikë malsisë.

THJESHT DUA TË VARGËZOJ.

1-

Në poezi këndoj e lirē

Nota i kam fjalët,gërmat,

kompozoj me shpirt tē dlirē

Mbi pentagram zemre temat.

2-

Muzikalitet i jap me frymēn time

aq sa dua të kompozoj çdo çast,

Në fletën e bardhë kjo muza ime,

Dirigjon ndienjat si një orkestrant

3-

Ç’ të bëj mē thoni ju tokësor?

Nuk ndalem dot jam si një krua,

Më zbresin muzat si meteorē,

Lindur nga zoti jam e bekuar.

4-

Në mesnatë , mēngjes , darkē,

vijnë si bletët në kokë zhurmuar

ardhur si termet më dridhin pakē,

Zgjohu merr penën moj e bekuar.

5-

Mos më gjykoni ju o miqt e mi,

Krijimet si ndali dot i ndaj me ju,

Qëllimi im është thjeshtē mirēsi,

Zoti mē fali misionare me kriju.

VJESHTË NË SHPIRT

Shpirtit, vjeshta i ka trokitur sakaq,

Si kjo ditë pranvere me re gri, shi prilli.

Mirë, ti ke vendosur të më rrish larg,

Unë nuk e di kësaj pune si do i vejë filli.

Tashmë, avuj e mjegull në sytë e mi pllakosur,

Veç unë nuk harroj të shkruaj emrin tënd.

Pena, muza, me mua janë mllefosur,

Vajzë e gjorë, vallë, ti a ke ndopak mend?

Çele pranverën në vargun tënd e këngëro,

Ngrohe fjalën me diellin e shpresës.

Tashmë, gjërat kanë evoluuar, ti jeto,

Livadhet e shpirtit mbushi me lule tê jetës.

Strukur ke vargun, fjalën e ke tkurrur,

Nuk diellëron nga diej të vegjël si dikur.

Me guximin e vargut tënd jam mburrur,

Sonte vetbesimit se di i ke vënë mur.

Ku asht çika e malsisë, trimëresha?

Sokolesha rritur me legjenda trimërie,

Me pafuqinë tënde ironizova e të qesha,

Nuk je ti ajo malësorja me virtyte malësie.

Pena me muzën të dyja bashkë kritikuan,

Brishtësinë time sonte në këtë natë me shi.

Më shkundën nga dobësia, më kujtuan,

Mbi gërmadha vuajtjesh ngrihet triumfi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT