*** Nga cikli…Mall……..!
Sikur më erdhe, mëngjesit të hershëm
Të pashë nga xhami, siluetë e frymë
Syri yt i qielltë, më shihte qiellshëm
Me mallin e prekjes, të putha si brymë!
Diellit të mëngjesit i dhashë mesazhin
E putha rrezen e parë të ngrohtë
E turbulluar nga mjegulla e ëndërrës
Mallit te aromes, shpirtit m’i erdhë ftohtë!
Më erdhe mëngjesit, imazh i buzëqeshur
Shkëlqim mbi re, të bëra pikturë
Flisja me shikim, mërmërisja , heshtur
Ike lart pastaj, me dhimbje u ktheva ne gurë!
*** Cast poetik 14……….!
Ne driten e zjarrit
te shpirtit te henes
rritet nje peme,
qel nje lule
gjethet e sythet
marrin ngjyre te kuqe!
zemra dallgezon
me ritmet melodike
qe notat e pentagramit
shperndahen ajrit!
ne qiellin paskaj,
ku fluturat rrahin krahet!
jeta bulezon lendines,
vazhdimit qe koha sjell!
*** Nga cikli
Mall………!
Shiu bie n’shpirtin malluar
njome sy e qerpik me lot
ky shi m’ben per te t’kujtuar
plaget e zemres, s’mi sherohen dot!
Pikat e shiut, c’me sjellin mall
kujtoj ditet lufte e sfide
sa here me sy , te puthja n’ball
e dija se do ndahemi nje dite!
