Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritE premtja poetike me vargjet e poetes Trandafile Malshi

E premtja poetike me vargjet e poetes Trandafile Malshi

Meditim mëngjesor

Mbi ftyren e përgjumur e vuna kremin
ma t’bukrin n’bot
At’buzëqeshje shpërndarë
Aureole drite plot’


Syve ua dhashë shkëlqimin e detit me përdëllim
E blu u mbush krejt qenia npër agim
Rreze e ngjyra krejt për shpirtim tim


Trupin kredh n’tan at freski
Qe m’jep mjesi
Tan at gjallni


I hap dritaret e shpirtit t’bukur
N’paqe e rehati
Qe ma jep drita e dielli gjithnji


Pasqyruar rrezja mbi toke si kristal
Tan botes ngjyra me I fal
Me lá tan ajrin me vesën n’trandafil
Me I hap sytë e botës ,dheun me çil’


Vallzimi I gjetheve aty n’degë
I jep gjithkaje pakëz frymë e jetë
Pluskojnë grimca e bulëza ajri
Aty n’horizontin plot me ngjyra e gjallni


I fal tan botës vec freski
N’gjymtyrë e shtat mu enden
Mijëra drita e kënge

E une si sirena detit
Belbezoj ca tinguj
t’amël mjaltë krejt


Cdo pjesë e qelize mu ripërteri
mbshtjelll nga tan ajo mrekulli
Që ma fali mjesi
Ashtu pa u ndi’

Zhytem n’mirësi
Kridhem krejt pa frikë
Se aty n’ shpirtin tan
Nuk ekzistojnë pabesitë


Ndër sytë tu
Notoj n’ekstazi
Se e di
Aty gjendem krejt mrekulli


N’botën plot
Të shpirtit tan
një vend të vogël
Aty ma ban


Ska gjë jo
Një cep ma len
Se vetë me dashuri
Aty do të zë vend


Dhe mos më zëntë
Ngushtë le të rri
N’botën tane
Plot dashuri


Oqean me ndjenja
N’zemër qëndisur
Plot ndjenja shpirti
Bukur ujdisur


Tan bota ndrisin
Aty n’synin tan
Krejt botën me ngjyra
Vec ti ma ban


Rritet n’sy e zemër
E bukra ndjenjë
Tan bukurinë e botës
Në shpirt ma sjell

U deha….

U deha ….
Si krejt pa kuptu
N’aromen e puthjes sate
Aty me u harru

U hapen ….
qiejt e paan
Të dashnisë
aty n’odat e hieshme
T’shpirtit t’bukur e t’gjan’

U ula …..
kamkryq me buzën trãndafiluar
N’momentet e bukra
Qi’ shpirtin drithëruan

Shikova…..
N’pasqyrën e shpirtit t’pastër kristal
Me I dhan hov jetës
Frymën mos me ia nãl

U enda …..
npër ujrat e mbushme
Me plot kashturina
Ah me erdh afër
Ajo dora jote ma tjetërsoi boten
Me re t’vranëta

Mbështeta……
kokën n’gjoksin e shtrenjtë paqtim
Dremita…..
N’livadhet e gjelbërume
T’ndenjës se shpirtit plot drithërimë

I fola…..
Asaj qenies ma t’paqtë
Gjer në vetmohim

U putha ..
Me valën ,dridhshëm preka n’shpirt
Krejt ndjenjën e bukur
Solla me varg puthjesh
Bulëza dashurie,grimca mrekullie

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT