3 vjeçarja e cila ishte në vëturë në një aksident mes dy veturave që ndodhi para disa ditësh në Decan, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur daja i saj, Vatan Istrefaj.
Me një shkrim tejet prekës ai ka njoftuar për ndarjen e mbesës së tij nga jeta.
Dua që të ndajë me ju lajmin e hidhur, pasi nga sot mbesa jonë (vajza e motrës) do të jetojë bashkë me ëngjujt lartë në qiellë, pas një aksidenti tragjik!
Tea, ishte vetëm 3 vjeçe dhe jepte dashuri në secilën pjesë të shtëpisë.
Do të na mungosh Tea!
Do të na mungojnë fjalët tua të përgjysmuara, do të më mungon thirrja jote, dajë!
