Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritE shtuna poetike me poeten Valbona Hadri

E shtuna poetike me poeten Valbona Hadri

Lutje

Për një botë pa grindje

Pa armiqësi

Me dëshirë të flaktë

Për paqe dhe mirësi.

Për pranverën në të çelur

Dhe qiellin e kristaltë.

Në fytyrën e çdo fëmije

të ketë buzëqeshje gjallërie.

Netët e gjata të zbardhen

në qetësi

Të mbështjellura me ëndrra,

për jetë me plotë dashuri .

Pa ndëshkim për njerëzimin

E dua botën mbarë.

Lutja ime le të jehoj kudo

Paqe dua Paqe për frymimin

e secilit njeri mbi këtë tokê.

Në ëndërr

Kalova lumin symbyllur,

ndjeva se je afër .

E humbur në mendime.

Nuk i mendova pasojat çfarëdo qofshin ato .

E dehur me hijen tënde

Shqetësimin e ktheva në paqe shpirti.

Nuk e duroj dot distancën,

aman o Zot.

Dua të jem e fshehura e kujtimit tënd.

Në bukuritë parajsore dua të shndris vetëm për ty .

Po

Kroi i burimit në syrin e vashēs.

Freskon buzëtharin e etur.

Margaritarët e ujëvarës,varur mbi shpatullat

e hyjneshës ndrydhen në grushtin e vetmitarit ende pa e shuar zjarrin qê digjet përbrenda.

Ai vazhdon zbathur shkretirës me këmishê të zbërthyer nê kërkim të dashurisë së humbur.

Errësira me pluhurin e erës mbulon lëkurën e tharë të fytyrës së mbushur me lot duke shuar edhe pamjen e një kandili të fikur.

Ai po lutet me përshpëritje nën dhëmb.

Nê kërkim të copëzave që i rrembeu era.

Duart e djerësitura i shtrëngohen nē krijimin e ndjesisë për lumin e argjendtë.

Me ngadalë lëviz gishtërinjtë e mpirë dhe në pamundësi ti bën grusht ligështohet .

Ai pa fije shpresë bie në shtratin e harresës por me ruajtjen e kujtimit për bukurinë e vashës syshkruar.

Lulegjaku moj Kosovë

Qenke rritur moj lulegjaku

Edhe shtat ke hedhur mirë

Në ketë dimër në të sosur

Pret pranverën plot gjallërim.

Rrënjët tua gjak i mbjellur

Ujit tokën Perëndia për çdo ditë

Ta kesh bazën e Fortesës

Mbi themelet e DARDANISË.

Ngrihe kokën o nuse heroinë

Trimëreshë e kësaj toke, Loke

Me Flamurin Shkabë qëndro

Mos harro 14 vjetorin ti Festo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT