Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritE shtuna poetike me vargjet e poetit Haziz Hysa

E shtuna poetike me vargjet e poetit Haziz Hysa

UNË DHE HESHTJA ……?

Unë në dhomë i shtrier në vetmi!

Heshtja më rri në kokë,vetullat mi ngrysë.

Të hesht të bërtas as vet se di?

Jeta sikur dikton ligje të reja në shoqëri.

Të heshtë mbase ndëshkohem prej vetmisë.

Por me heshtjen sikur nesër e pranojë robërinë.

Po sikur të heshtja edhe kur isha fëmi!

I vogël isha s’dija a dëgjonte njeri.

Heshtjes i fola vetullat të mos i ngrysë!

E gjithë nata shkoi hanën n’dritare duke soditë.

Fol ti moj e bekuar të plaqëshin sytë.

Kush të ka ndaluar nga unë mos me ikë.

Që edhe në gjumë trupin ke mbërthyer!

Kur të ju mungojë zëri i thirrjeve të mia.

Pulset e zemrës rrahin me ritëm

Ëmbëlsish.

Atëherë do ta kuptosh vlerën kur je NJERI !

KOMPLEKSET E NJERIUT !

Njëherë të vjen kjo jetë.

Shijoje me ndërgjegjegjën e dlirë.

Komplekseve në kokë mos iu lë vend.

Dije se të sjellin gjithmon ngatërresë.

Komplekset trupin t’a shkatërrojnë.

Tërë mendjen e bezdisë me vese dhe teke.

Shumë gjëra që të mungojnë mbesin në margjinë.

Po të ikin komplekset një ditë do të ndreqesh.

Kur do të vijë dita të lirohemi nga epshet e pista?

Nuk do të gjejnë vend shizofrenia e xhelozia!

Me zili rrezikohet edhe dashuria njerëzore!

Më dhimbsen njerëzit që vdesin me komplekse.

M Ë R G I M T A R I !

Mërgimtari ulët dhe mediton;

Koha e kurbetit rrjedhë me hapa breshke.

Muajt,’vitet dhe dekadat zgjatin

Sa shekuj!

Vështirë se i harron vitet e kaluara të kurbetit.

Me vehtën bënë mallkimin e migrimit.

Në dheun e huaj sikur i vyshket jeta.

Si ka mbetur atje edhe pak tokë.

Me nostalgji dhe mall kujton shtëpinë e lindjes.

Në këto toka të huaja shpirti s’ka qetësi!

Këtë mall të helmuar e mbledhur në shi.

Këtu tani qetësohemi së shkruari në letër.

Të mirat e të këqijat duke i futur në vepër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT