Wednesday, October 29, 2025
BallinaSportE tërë bota me sytë nga “Bernabeu”, gjithçka gati për ndeshjen...

E tërë bota me sytë nga “Bernabeu”, gjithçka gati për ndeshjen Real Madrid – Barcelona

Gati 200 vende dhe pothuajse 700 milion spektatorë do të jënë sonte para televizorit për të ndjekur një nga ndeshjet më të mëdha të fubollit, “El Clasicon”, Real Madrid – Barcelona.

Të dyja skuadrat vijnë nga një formë e mirë në kampionat, ku kanë vetëm një barazim secila dhe janë në kuotë të barabartë pikësh.

Gjithësesi përtej faktit të pikëve, Barcelona duket në një farë presioni për rezultat, ndërsa Real Madridi është më i qetë në këtë aspekt.

Real Madridi do të ketë një mungesë të madhe dhe ai është gardiani i portës Courtois i cili vazhdon të mos jetë gati, ndërsa për Xavin rikthehet Kounde.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid/ Lunin; Mendy, Alaba, Miliato, Carvajal; Tchoumeni, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Valverde.

Barcleona/ Ter Stegen; Balde, Kounde, Garcia, Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Gavi./abcnews.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Thomas Hood

Poem by Edgar Allan Poe