Edin Dzeko largohet nga Interi, por jo nga Seria A. Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko, po shkëlqen me fanellën e Neroaxurëve këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 5 asistime në 28 ndeshje të luajtura.
Dzeko ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të fundit rivalët e Neroaxurëve kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.
“Calcio Mercato” ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventusi synon transferimin e Dzekos në merkaton e verës.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit, pasi që Vlahovic pritet të largohet nga skuadra në verë. Te “Zonja e Vjetër” besojnë se Dzeko mund të luajë ende në nivele të larta dhe synojnë t’ia rrëmbejnë atë Interit.
