Ata…
Ata kanë qenë dikur, unë dhe ti
Një ditë nëse rrojmë, do jemi ne, ata
Mos më thuaj sot se vetja t’u zvërtit
Nga kjo lakuriqësi, që metamorfozën ka.
Ata rrojnë tani një nga fundet e fundit
Mbase të fundin fare, që pati një fillim
Një fillim kur nuk fshihnin bukuritë e trupit
Bukuritë e trupit dhe të çmendurisë në shpirt.
Ata janë tani në ekstazë adoleshente
Nuk dinë se ç’bëjnë, ndaj bëjnë ç’nuk dinë
Ai thith gjinjtë e saj si të jetë një bebe
Ajo e shijon thithjen si të jetë vajzërisë.
Ata kanë qenë dikur, unë dhe ti
Ai një king burrë, ajo një grua peri.

