Jetë…
Jetë në konfuzion lashtësie
Instiktet tërbojnë psiqikën
Njeriu me uri egërsire
Gëlltit natën dhe vjell ditën
Jetë në tërbim modernizmi
Interneti në konfuzion instiktesh
Njeriu antievolucion darvinizmi
Shqyen stinët dhe gëlltit vitet
Jetë në simbiozë me vdekjen
Në dilemë ekzistence planeti
Njeriu nuk po gjen ende veten
I zhgënjyer shuan kandilin Diogjeni
