Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritEdmond Shallvari-Më vjen keq

Edmond Shallvari-Më vjen keq

Më vjen keq
S’më vjen keq se ku do vete
Më vjen keq se ç’do lë pas
Nëse trupin tret çdo vdekje
Shpirtin s’e tret asnjë varr


Dhe ky shpirt lënë pa tretur
Prapë do vuajë si më parë
S’më vjen keq për trupin e tretur
Por për shpirtin mbetur gjallë


Si do rroj kështu i vdekur?
Si do vdes kështu i gjallë?
Më vjen keq për shpirt’n e mbetur
As për ferr, as për parajsë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT