Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Fjala e fundit

Edna Kapurani-Fjala e fundit

Unë të doja,të adhuroja,
Një grimcë shpirti nga ty kërkoja,
Të mbështesja trupin tim,
Që mos ngrinte në thëllim.

Por hape krahët dhe fluturove,
Në qiell tjetër tani ndalove,
Dhe e bëre zemrën time,
Më shumë se njëmijë thërrime.

Se unë se mendoja kurrě,
Se do shkatërroje çdo rrugë,çdo urë,
Se do ngeleshe veç një kujtim,
Që do gërryente shpirtin tim.

Se do jetoja tani pa ty,
Kokë e këmbë në vetmi,
Se do kërkoja e përmalluar,
Pak nga ty për të shijuar.

Dhe unë do pres gjithmonë aty,
Me të njëjtin zjarr ndezur në sy,
Se unë të ikje, nuk të lashë,
Fjalën e fundit nuk e thashë!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT