Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Mijëra.

Edna Kapurani-Mijëra.

Mijëra.
Mijëra lule për ty mblodha,
Ti shpërndava nëpër flokë,
Ishin dreqkat aq të bukura,
Por ty s’ta kaluan dot

.
Mijëra aroma u gërshetuan,
Sa dhe era u çudit,
Dhe i foli detit shtruar,
Sonte i dashur mos më prit.


Mijëra yje xhelozuan,
Se nuk zbrisnin dot në tokë,
Ah sa shumë u dëshpëruan,
Sa u mbytën krejtë në lotë.


Mijëra fjalë të pëshpërita,
Që mos ti dëgjojë njeri,
Përmbi supe lartë të ngrita,
Ta prekje qiellin vetëm ti.!!!!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT