Tuesday, October 14, 2025
BallinaSportEdon Zhegrova , i thotë “PO” ofertës së Juventusit

Edon Zhegrova , i thotë “PO” ofertës së Juventusit

Edon Zhegrova me shumë gjasa do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Shqiptari sipas Nicolo Schira i ka thënë “Po” ofertës së Juventusit.

Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen për një kontraë 5-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në vit plus bonuse. Tashmë te “Zonja e Vjetër” do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lille për ta lënë të lirë futbollistin, me këtë të fundit që iu ka bërë të ditur francezve që nuk do të rinovojë,

Siç dihet aktualisht Zhegrova ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lille dhe pavarësisht që ende mes klubeve nuk ka marrëveshje, shqiptari ka arritur gjuhën e përbashkët me italianët për një transferim në Serie A./NEWSSPORT.AL/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT