Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritEduart Sulollari-PËRRENJTË e NATËS

Eduart Sulollari-PËRRENJTË e NATËS

PËRRENJTË e NATËS

Lindën
pasdites së vontë,
grykave.


Perëndimi
me kokën në duart e horizontit
gdhend verbërin e vet.


Kodrës
mbllaçitin britmat e hutuara
të hënës.


Të uritur,
gjymtyrë pa mbrojtur
me eshtrat e bardha
gjunjët e livadhit
joshin.


Notojnë tokës.


As ëndrra,
as kujtime.


Rrëzohen tatëpjetës.
Lugina me afsh ngjyer.


Nata
një e nga një
numuron hapat e rinj.


Pastaj,
si nuse lakuriq
në shtratin e deteve
hyjnë pa zhurmë e bujë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT