Ndenji gjatë dimri
por dëborërat nuk u dukën askund,
lumenjtë e etur vënë kokën në prehërin e erërave.
Shkund ngricën dega e thyer e Marsit,
në dejet e pacipta të sytheve
regëtin pranvera.
Dritës që zhytet horizontit
ende janë gishtat e mi flokëve të tua.
Ajri i flet plagës së gurit
dhe perëndimi ngroh barin e vdekur.
