Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritEduart Sulollari -VDEKJA e VJESHTËS

Eduart Sulollari -VDEKJA e VJESHTËS

VDEKJA e VJESHTËS

Rrufetë
ndezën qirinjtë e harruar të shirave.


Mbi drurët e zhveshur
varësja e gjethes së fundit tringëllin
ndërsa e imja vetmi bredh
me gjunjët lagur nëpër mjegull.


Gëzimet e trishta si koncert i harruar
bregut të dhimbjes mbledhin amforat e thyera.


Më pas të iki dua
atje ku vjeshta u rrëzua
në lëmin e hënës


dhe u shua…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT