Grupi militant i Hamasit ka njoftuar se është pajtuar që të lirojë të gjithë pengjet izraelite, të gjallë e të vdekur, raporton Reuters.
Grupi që tani është me bazë në Katar, është pajtuar me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Gazës
Hamasi ka sinjalizuar gatishmërinë që menjëherë të nisin bisedimet për të gjitha detajet e marrëveshjes.
Ndërkaq, vetëm pak orë më parë presidenti Trump i dha afat Hamasit përndryshe “do të lëshohej ferri ndaj tyre”
Në sulmin ndaj Izraelit në tetorin e vitit 2023, Hamasi kishte marr më shumë se 300 pengje, gjysma prej tyre kanë vdekur. Ata që janë gjallë dyshohet se mbahen nëpër tunelet e Hamasit nën qytetin e Gazës.