Njësia Antiterrorizmit e Policisë së Kosovës ka kryer sot kontrolle në tri lokacione në veri.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se cak i bastisjeve kanë qenë pronat e bashkëpuntorëve të Milan Radoiçiqit.
Siç mëson Veriu.info, këto bastisje janë kryer në Zveçan, në afërsi të Spitalit të Mitrovicës dhe në lagjen të Boshnjakëve.
Ky operacion i sotëm është vazhdimësi e kontrolleve që janë bërë në kuadër të hetimeve për grupin e Milan Radoiçiqit për sulmin e Banjskës.
