Hēna e dashurisē
Sigurisht,ti,mē pret mua ,
prandaj s’rrēzohen gjethet e vjeshtēs.
Dhe unē,deri n’pyllin e erēs- tē dua,
se jemi valltarēt e kreshtēs.
Dashurin’ e lindēm nē ditēt e pranverēs,
duke mundur dimrin e qytetit- natē.
Pēr ty, s’e kam ndryshkur çelsin e derēs,
se nē zēmrēn time, nuk ka datē.
Sigurisht,ti,mē pret- zbathur …
Jemi bijt’ e kreshtē: s’kemi frik’ nga gjēmbi.
Hēna e dashurisē,yjet i ka tē matur
e ēndrat nuk rrēzohen nga dhēmbi.
Lum ne,qē jemi dhe fidan pylli !
Ti,hipur nē lirika e unē – kal’balade.
Qyteti ka dhe violina- shurdhi
e loti,elegji,rrēmbyer n’sy sorkadhe.
E njohim dhēmbin e gjēmbin- tē dy,
e dimrin s’e xhveshim, se na e do dēbora.
Do jemi njē trup,pa mbiemrin- ky…
Gjelbērimin nuk e zbresim nga dora.
