Nê gotên e verês luhet me bohemat
Kush nuk êshtê i dashuruar,le tê pijê verê
e prapa gotês, shtrihen qirinjt e pa ndezur.
Verên e bên gjakbuti qê s’shtrydh vrer
e unê,qê nxjer ligjin ,me ball tê zverdhur.
Vera ka lindur e grafikên,e fonetikês…
Hapit i ka dhuruar njê bulevard pa drita.
Pa verên nuk lodron as pupla e mimikês
e unê,grifshat i pres,tutje ,nê prita.
Kush s’di tê dashuroi ,tê shtrydh kokrrên e rrushit ,
e lêvore t’a shes tek premtimet e mia .
Nê ankand del janari dhe ethet e gushtit…
E trurit pa êndrra, i digjet ushtria.
Pêr rrênjêt e rrushit kam nxjer dekretin :
tê mos ketê pêllêmbê ,mbushur me gjethe.
Dashuria mbi dyshek e ka humbur potretin,
e vesa pi vesên ,nê shtêpinê me vese.
Pêr rrênjêt e rrushit kam nxjer dekretin :
tê mos ketê pêllêmbê ,mbushur me gjethe.
Dashuria mbi dyshek e ka humbur potretin,
e vesa pi vesên ,nê shtêpinê me vese.
