Plaga e dytē
E kam nē shpirt, njē plagē tē dytē,
se nuk ka njeri vetēm njē plagē.
Pa horizontin dhe deti ,vetveten e mbyt,
nga sofra qē fsheh bukēn,tutje,nē dallgē.
E kam njē plagē tē dytē ,disa dhe mē shumē.
Ca kanē plag’ dyfeku,disa nga zēmra.
Un’ dallgēt i pranoj ,se nuk mē hapin punē,
por sofra me bukē, tē qēllon tek kēnga.
E kam njē plagē t’dytē ,me firmē dashurie,
ku, qafat e malit ,dēshmuan vetēm tek hēna.
U ngjita nē ballkonet e sorkadhes
me kēpuc’ ushtrie,
por elipsi i hēnēs ,mē lidhi e m’ futi brēnda.
M’i dogji faqet ,hēna ,nē flakēn e kashtēs,
se hambari i grurit u zhduk nē fund t’detit.
Mē mbeti plaga e dytē ,nē kordinatat e hartēs,
se ilaçin e duhur s’e gjeta n’ gojēn e miletit.
