TRI DITË PA MUA
E xhvesha kostumin
e hodha sevdan’ e shamisë…
M’u larguan puthjet, duke harruar dhe lumin.
Mëndja më qaste filxhanin e ftoht,
tutje, si pe nusrie – pika e rakisë.
Bah,moj xixëllonjë , kjo ëndrra ime,
trëndafil i ndezur me gjëmba të thyer!
Kur shikoja yjet,hëna rrokullisej…
Cakërdiste mjergullat
e verdhonte pyjet.
E xhvesha kostumi ,
e vendosa në katër.
I vëshrroja sytë,
por më lanë pa hatër.
E ftoi në sepete,binte erë- myk.
Tri ditë- rrotull,si guri në mokërr
e perdia u bë ,doganë
në dy anë krevati.
Më mbërtheu avulli i llullasë,
me thika kasapi.
