Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira-ËNDËRR E VRARË NË UDHËTIM...

Eli Elvira-ËNDËRR E VRARË NË UDHËTIM…

ËNDËRR E VRARË NË UDHËTIM…

Mendonte se kishte gjetur njeriun e ëndrrave të saj,
Ndjehej si nje zog i lirë në hapësiren e pafundme,
Do të udhetonin shtigjeve të pashkelura kurrë më parë,
Një planet i pazbuluar për të do ishte,
Do ishte princesha e lumtur e ëndrrave flakadar.


Ëndrra mbeti ëndërr e vrarë në shpirt,
Shpejt u ndez e u shua,
Shpirtin e saj lëndoi,
Krenarin dot sja rrëzoi.


Netët e gjata me të ëndërronte të ishte,
Tjetrên, ai në mendje kishte,
Sytë e saj të përlotur dhe shpirtin e vrarë
I flaku tutje në humnerën e pafundme…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT