Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira-NË ARKIVIN E AUTOBIOGRAFISËSE KUJTIMEVE

Eli Elvira-NË ARKIVIN E AUTOBIOGRAFISËSE KUJTIMEVE

NË ARKIVIN E AUTOBIOGRAFISË

SE KUJTIMEVE

Sëndukut të ëndrrave shfletoj,
Aty ku mbaj copëzat e frymëzimit,
Né skutën ku ruaj botën time
aq sa të vogël, e të madhe
Të vërtetën për jetën!


Mes shumë gjërave gjej një rreze drite
që hap sytë e mi të lodhur nga jeta
Por që shkëlqejnë nga mirësia
sinqeriteti dhe dashuria.


Gjeta copëza që më hapën shtigjet
E më dhanë forcë
për të ecur perpara.


Këto copëza vegimesh
më kthyen në kujtime
Dashurine tënde me vete do e marr
E di që kurrë nuk do ngopem
Duke të puthur e ledhatuar.

Pa le të digjet kjo natë duke të dashuruar
Mbi shtratin tënd ku flenë copëzat e ëndrrave
Ti fund e krye
je dashuria ime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT