Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira-SA E FTOHTË KJO NATË...!

Eli Elvira-SA E FTOHTË KJO NATË…!

SA E FTOHTË KJO NATË…!

Si erdhi ky fundvit kështu,
I beftë,
I trishtë,
Si një pikë loti e gremisur
Diku në cep të buzëve!


Ditët ngecin pa mëngjese
Dhe Hëna
Si fytyra jote e ikur,
E pafjalë.


Besëthyer!


Do pinim të dy deri në agim
Këtë pragviti,
Gjumin do mbanim zgjuar,
Me plot rrokullisje
E eksplorime puthjesh!


Tash,
Gota e vetmuar e verës
Më ngjan me shandanin
Ku digjet një qiri përshpirtjeje
Dhe unë,
Kallogreja,
Flakën e mallit pi!
Kështu deri në pafundësi…!


… Sa e ftohtë kjo natë,
Pa një përqafim,
Pa një Dashuri!
Se më s’je ti!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT