Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritEli Elvira-SHTEGU I PAFUNDËSISË

Eli Elvira-SHTEGU I PAFUNDËSISË

SHTEGU I PAFUNDËSISË

Eci shtegut të pafundësisë,
Nga marrëzitë e kësaj nate
Digjem furrë.


Ah, kjo erë misterioze
Që nuk më lëshon,
Më mban pezull brenda një shtjelle!


Sytë në të shuar të shpresës
Më ndjekin si hije e deformuar.


Dhembjes së moçme
Përpiqem t’i ndërroj udhë,
Po zemra nuk më bindet.


Rrethuar nga botë e marrisë,
Nuk e shqyej dot harresën
As ti nuk mundesh, jo,
Mos u lodh më kot!


S’të lë ajo,
Pushtuesja absolute e zemrës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT