Seç kam një dëshirë
kur të takohen sytë tanë
Njëri-tjetrin thellë le ta shikojnë,
Porsi lundërtari thellësinë e liqenit,
Dhe nëpër valët e tij të lundrojmë.
Mezi po e pres atë çast
atë moment
dejet tona të bashkohen në një.
Deri atje ku trupi nuk ekziston më
Ku gjithçka shkrihet në magji,
ku të përpin afshi i dashurisë.
Mes valëve të lundronim,
përplasur dhe rrëmbimthi nëpër brigje,
Në detin e pafund të kënaqësisë
dhe të humbisja gjer në pafundësi.
