DHURATA MË E BUKUR
Zemër,
Dua të flas shumë
Por edhe më shumë dua të them
Se je
Lumturia e zemres sime,
Je burimi i malit,
Freskues i trupit tim në pikun e vapës,
Je diell që më ngrohë në dimrin e acartë.
Si mund të ishte jeta pa ty?
E mbyllur në guaskë do të ishte jeta
Me ëndrra të fjetura,
Me ëndrra që kurrë nuk do zgjoheshin.
Ta ngjallësh dashurinë
Ta ushqesh cdo ditë atë
Do të thotë
Të më bësh dhuratën më të bukur,
Zemër!
