Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-GJERDAN METAFORASH ISHA SONTE

Eli Zeneli-GJERDAN METAFORASH ISHA SONTE

GJERDAN METAFORASH ISHA SONTE

Ne lexojmë pafund libra
Romane novela dhe poezi lexojmë pafund,
Aty brenda tyre mbesin zemrat tona.


Qenka bukur, kur bëhesh muzë
Prandaj po e lë mënjanë hënën.
Sonte nuk dua të flas me të
Por me poetin dua të flas

.
Hëna mund të jetë vetëm dëshmitare e dashurisë,
Thotë poeti.


Piktori ka penel pikturon gruan
Për ta bërë sa më hyjnore,
Poeti ka tingujt, ka fjalët
për ta bërë të bukur – perëndeshë
Gruan apo mua.
Sonte isha perëndeshë e tij
Gjerdan metaforash isha sonte.
Sonte Orfeu ishte i dashuruar marrëzisht
Në mua Euridikën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT