ISHA FAJTORE PËR DASHURI
Sot u bëra e bukur për ty
me një fustan si mbretëreshë me perla në qafë dritë.
Qëndrimi im të dukej si zonjë arrogante,
Ndërsa i yti i njeriut fisnik.
Ti mendon se fluturimi im ishte përçmues,
Ti po firmos autografe…
Të dhashë trup dhe shpirt
Për hir të besës
Jam e jotja gjithë jetën.
A mund të fundoset dashuria në një çast?
Sot jam bërë e bukur për ty
Si mbretëreshë jam bërë
Me perla që vezullojnë
Me sy që të verbojnë.
