Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-TI JE SHTRATI I LUMTURISË SIME

Eli Zeneli-TI JE SHTRATI I LUMTURISË SIME

TI JE SHTRATI I LUMTURISË SIME

Si gjethet e vjeshtës ikën një nga një vitet tona,
U shkundën nga gëzimet dhe hallet, sepse e tillë është jeta,
Plakjen askush nuk e mendon, por ajo troket si pa e kuptuar.
Rrudhat nuk i shikoja se kishin ardhur me udhëtimin e jetës,
Flokët e thinjura tregonin
Vitet e një peme të moçme.


Sot u ndala te pasqyra e viteve, i pashë rrudhat dhe flokët e thinjura…
U shtriva në shtratin që kurrë nuk gjente qetësi nga zjarri i dashurisë sonë,
Qenka i heshtur, duket sikur do të pushojë, nga lodhjet tona…
A mos vallë e shikon se trupat tanë kanë filluar plakjen?!


Melodia e shpirtit po më mundonte,
Zjarrin e dashurisë kush e paska shuar,
dora jote nuk më përkëdhel si dikur,
nuk hidhet më mbi gjoksin tim…
Ne tani flemë si dy miq të urtë, pa dashuri…

.
Kështu po ikin vitet tona, e dua dashurinë tënde të zjarrtë si ditën e parë,
Unë jam muza jote,
E ti je shtrati i lumturise sime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT