Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritElli Nebi Plaku-Vetmia..

Elli Nebi Plaku-Vetmia..

Mjerë kush e provon
është e rëndë vetmia
Shtëpia rri heshtur
mungon gjallëria
S’ka oborri lule
nuk lodrojnë fëmija
Kafen pinë të hidhur
e hidhur vetmia..

Ashtu i vetmuar
kërkon një buzëqeshje
Por kudo takon
mospërfillje, heshtje
Rrjedh burimi i lotit
mbush pellgjet e kujtesës
Era sjellë tek xhami
tingujt e harresës..!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT