Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-NË TË GJITHA KOHËT

Elvira Zeneli-NË TË GJITHA KOHËT

Të kam përqafuar fort, sepse që në shikimin e parë u njohëm
Në të gjitha kohët të kam dashur e do të dua
Sepse në të gjitha stinët
E në të gjitha orët
E ditēs, të natës e të jetës
Ke qenë pranë meje
Ashtu i heshtur por plot jetë.

Pranë e pranë po rrimë sonte
Si dy ushtarë të dashurisë
Nēn hijen e kalasë sonë
Pa heshta, pa këmisha të hekurta por të zhveshur
Ku kemi vetem zemrat
Ku na vlon gjaku furishëm

Duam që çasti të kthehet përsëri në kohë pa cak
Si reja në stuhi
Dhe duam që si kohës kjo kala e jona
T’i bëj ballë dashuria.

Të dua e do të dua në të gjitha kohēt
Në të gjitha kohët do jetoj kjo dashuri e jona…
Ne e dimë ç’është ndjenja
Dhe sa e shtrenjtë është familja!
Të kam dashur edhe atëherë kur imagjinoja puthjet tua në gushë, në buzë e në kurmin tim.
Do të të dua dhe sikur kurrë s’do të takohemi.
Dije se të kam dashur edhe më shumë
Kur zëri yt kumbueshëm mi ndezi sensorët e lumturisë.
Të dua e do të dua përjetë ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT