Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritEmin Z. Emini -FRYMA

Emin Z. Emini -FRYMA

llambë e gozhduar
në mëkatoren e shpirtit
që djeg fluturat e brinjëve

çdo mëngjes
zgjohet para diellit
me ritualin solemn të çeljes së petaleve
të buzëve të etura për simfoninë e shiut
me adn-në e dashurisë në sy

dritëbardhë
në vrimën e zezë të kozmosit
xixëllonjë
që ndez kandilin e të pathënës

shkëndijë uji
copëtohet në damarët e ajrit
fshehur nën lëkurën e vetmisë
heshtur nën dregëzen e dhembjes

nuk ka gjuhë
as gjeografi
ka zemër

kur trupi del lakuriq nga guaca
pret në detet e boshllëkut
që askush s’i ka shkelur

fryma është ajo
gruaja
kur gjithçka tjetër shuhet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT