Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritEmine Konushevci Durmishi-HESHTJA QË TROKET

Emine Konushevci Durmishi-HESHTJA QË TROKET

Sonte shiu troket pikë-pikë në dritare,
si një zë i vjetër më vjen dhe përsëritet;
nga kohë të largëta më sjell kujtime,
kur lotët, si shiu, me fytyrën puthiten.

Sa kohë ka kaluar, dhe prapë se prapë,
asgjë s’është tretur në mjegullën e viteve;
ato çaste rrinë ende, të ngrohta e t’njoma,
si pikat që rrëshqasin sonte n’dritaren time.

Dhe shiu sonte flet me heshtjen e vet,
sikur etjen e mallit të kohës e shuan;
heshtja e tij më shumë se fjalët thonë,
kur zemra lodhet dhe kujtimi s’pushon.

Dhe ndonjëherë mendoj se shiu e di,
i njeh çdo heshtje, çdo dhimbje e mall;
prandaj troket ngadalë, pa zë e pa fjalë,
risjell atë që zemra e ruan si të gjallë.

Mundohem çdo pikë shiu ta numëroj,
dhe kohën e saj me emër ta pagëzoj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT