N ‘shuplakë dore
N’shuplakën e dorës e ndiejë thell dashurinë
E rrethuar me gishta dore si nëna me fëmij
T’njejten gjuhë, me t’njëjten dashuri e mall
Gishtërat e shtrënguar rreth Shqipërisë nanë
Rreth e rrotull eca përskaj Kalajës së gurit
U ngjita shumë lartë duke vrapuar pas Flamurit
Dorën e majt hapa ,zemra u bë mal me borë
Me kend kufizohet Shqipëria lexova në dorë
Nga dritarja e rrethuar me gurë porsi një kuti
Syri m’depërtoi aq larg pa njohur e ditur kufi
Qiellit i fala zërin e bjeshkëve fjalët besnike
T’bashkuar qofshim ku flitet Gjuha Shqipe!
