Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritEmine Konushevci Durmishi-NE NUK HARROJMË

Emine Konushevci Durmishi-NE NUK HARROJMË

Sonte përsëri hiri flet.
Toka mban gjithë emrat.
Gjaku nuk u tha — u bë rrënjë.
Dhimbja n’kraharor, me plumb.

Bora ju mbeti çarçaf i bardhë.
Nënat, në heshtje, me lot qajnë.
Fëmijët u rritën pa zë, në heshtje.
Plagë e pashëruar, himn kujtese.

Edhe shtëpitë u rrëzuan,
por pragjet mbetën betim.
Zjarri dogji trupat, jo shpirtrat.
E vërteta lindi në perëndim.

Hijet u shtrinë mbi kohë,
emrat mbetën pa varr, pa zë.
Nëna qep dritën me lot,
babai gurët në luginë numëron.
Kosova është plagë që ecën,
flamur i qepur me dhimbje,
dritë që del nga varret.
Reçaku, një varr pa emër.

Janari, përsëri klithmë.
Ne nuk harrojmë.
Të gjallët nuk e pranojnë
vdekjen e dytë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT