ENDERR.
Plot shpresë një ditë e re
po agon per ne,
poeti i mjerimit u shfaq mes nesh,
prej gëzimit po qesh,
jeta këtu rrezaton hijeshi,
pra qeshu,qeshu rini.
Po ikin,moren kthimin
mospasja,mos mirnjohja,padrejtsia.
Jeta paska marr ,
të bukur ngjyrimin.
S’ka më sharje e ngatrrime,
tani buzqeshje perqafime,
politika s’ gënjen,
përulet n’ respekt,
njerzve u shërben.
Po shfaqet shejtni e re,
pa vrasje ,drogë e krime,
burgjet janë kthyer në muze,
lind jeta për bukuri,
çdo ditë e javes një mrekulli.
N’ vegullinë e agut u përmenda,
qënkam në ëndërr,
fërkova sytë dhe heshta…
Për një jetë më të mirë,
prap ka shpresa.
Poezi nga Frrok Doda
