Së fundmi Endrit Ramuka,u shpallë kampion dhe fitues i vendit të parë në garat me motor ATV.
Ai sëbashku me Florim Neziraj, u pritën sot nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit për ti uruar dhe përgëzuar ato.
Në shkrimin e tij,Kryetari shprehet kështu:,
Pata kënaqësinë të takoj Endrit Ramukën, kampion dhe fitues i vendit të parë në garat me motor/ATV, si dhe kryetarin e klubit ‘Enduro Kaçaniku’, Florim Neziraj.
Gjatë këtij takimi biseduam për sukseset e arritura në garat off-road, përkushtimin dhe disiplinën që kërkon ky sport, si dhe pasionin për motosportin dhe natyrën.
Endriti garon me motorin e tij Can-Am Renegade 1000 CC, me të cilin ka arritur rezultate të shkëlqyera në terrene të vështira dhe gara sfiduese. Garat me motor janë një sport që kërkon guxim, aftësi të larta teknike dhe respekt të plotë për rregullat e sigurisë.
Vlerësova angazhimin e klubit ‘Enduro Kaçaniku’ në zhvillimin e sporteve motorike, në mbështetjen e garuesve dhe në promovimin e të rinjve që ndajnë të njëjtin pasion për këtë disiplinë.”


