Sot dua të zhytem në planetin e luleve,
Dhe me të bukurit karajfila t’i mbledh për ty,
Dhe një tufë ëndrrash t’i sjell në gjumë,
E brenda tyre të puth pafund buzë e sy…
Brenda shpirtit tënd të mbjell dashuri,
E nëpër trupin e bukur të mbledh drithërima,
Befas në qerpikë, të var veç qetësi,
E lëndina lumturie për dhuratë të sillja…
Të kapja fort pastaj dorën tënde të vogël,
Ëmbësisht të të përkëdhelja si një fëmijë,
Dehje ndjenjash të të falja e dashur,
Udhëve të jetës dëri në pafundësi,
Anekënd skutave ku do na përplaste fati…
Ti je gjysma ime në këtë botë të egër,
Të dua me më të madhen forcë në gjithësi…
