Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-

Enertin Dheskali–DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-

-DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-

Dridhen ndjenjat e vrara nga vuajtjet,

Si gjethe të zverdhura nën erën e vjeshtës,

Të pikura aq hidhur nga zhgënjimet,

Dhe shpartalluar prej thikave të dhimbjes.

Dashuria është vetëm një iluzion gënjeshtar,

Një lule petalebukur, një ëndërr e pabesë,

Që sakaton ndjenjat e brishta pa mëshirë,

Është vetëm mirazh ngacmues perëndimi,

Që luan me vështrimet e etura në shkretëtirë…

Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,

Teksa presin ndarjen duke përtypur lotë,

Në shpirtin që lundron në oqeane vdekjeje,

Zhgënjyer nga njëriu që do më shumë në jetë…

Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,

Dhe bien të shkelura nga hapa dhimbjesh,

Viktima zemërshpuara të pabesive nën heshtje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT