-ME FJALË MOS VRIT-
Kur me fjalë të ëmbla të ledhatojnë shpirtin,
Kur me fjalë magjike, të falin dashuri,
Ti mos vill, me fjalë mos e ngul thikën,
Në zemrën e atij që të mban si perëndi!
Kur me fjalë ëndrrash të kthejnë në një yll,
Kur të vërtetën ta thonë hapur në sy,
Ti mikut të shpirtit, gojën mos ia mbyll,
Me fjalë si plumb, ndjenjat mos ia vri!
