Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--ME IMAZHIN TËND-

Enertin Dheskali–ME IMAZHIN TËND-

-ME IMAZHIN TËND-

Anëve të shpirtit tim lundron zëri yt,
Netëve më le pa gjumë ëndrrat,
E ditëve më ndjell të endem çmendurive,
Larg gjithë atyre që prishin buzëqeshjet…
Lashë gjithçka pas, të shkuarën groposa,
Anëve të zemrës skalita emrin tënd,
Me shkronja shprese, të shkulura nga shpirti,
Të shkruajta vargje yjesh, të këndova pa fund,
Udhëve eca me imazhin tënd përqafuar,
Me zërin tënd që më drithëronte, vrapova,
I etur për lëkurën, për buzët, për sytë e tu…
Rikë e bukur… në jetën time të bëra perëndi…
Ëndërr më le, në shpirtin tënd mbeta askushi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT