Monday, February 16, 2026
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali-MË PUTH EDHE NJË HERË-

Enertin Dheskali-MË PUTH EDHE NJË HERË-

MË PUTH EDHE NJË HERË-

Më puth edhe një herë,
Ma mbill në shpirt lulen e buzëve të tua,
Drithëromë sërish me të zjarrtat buzë.
Me aromën e përflakur që fal veç dashuria.


Më puth edhe një herë,
Më jep pakëz jetë me buzët e tua,
E ma largo këtë vello të trishtë,
Nga sytë e vrarë prej zhgënjimeve të helmeta.
Më puth edhe një herë,
Dhe lermë të fshihem në qerpikët e gjatë,
Ndjenjës sate t’i marr ngadalë erë,
E në sytë që shkëlqejnë të prehem si një zog
Që ka humbur rrugën nëpër mjegullën e ftohtë.


Më puth edhe një herë,
Ma mbyll me magjinë e buzëve të ëmbla,
Portën e së shkuarës që vjell vetëm vrer,
Më puth fort, e shpjermë nëpër ëndrra,
Ndizma zjarrin e zemrës e sillmë një ylber…


Puthmë, o perëndeshë e ndjenjave të mia,
Që në gjakun tim të rrjedhë sërish dashuria…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT