-MOS HARRO-
Pa frymën tënde agimet më nuk çelin,
Pa zërin tënd netët nuk kanë gjumë,
Qetësinë e brishtë, ëndrrat a liga ma vrasin,
Petalet e shpresës, era e dhimbjes shkund…
Është e lehtë, me një zemërvrarë të luash,
E me ndjenjat e çiltra të tallesh pa mëshirë,
Veç mos harro, një ditë edhe ti do e vuash,
Dhimbja ime do të mbijë në shpirt, ta dish mirë!
